Samsung lanson dy telefona, por asnjëri nuk është Galaxy S8! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Samsung lanson dy telefona, por asnjëri nuk është Galaxy S8!

11:21 | 03 Janar 2017

Galaxy A5 2017 vjen me ekran Full HD të madhësisë 5.2 inç, procesorin prej 1.9GHz, RAM memorien prej 3GB dhe dy kamera në të dyja anët me 16MP. Pajisja ka poashtu edhe hapësirën ruajtëse prej 32GB dhe baterinë e kapacitetit 3,000 mAh.

Galaxy A3 2017 është një telefon më i vogël me ekran 4.7 inç Super AMOLED të rezolucionit 720p, RAM memorie prej 2GB dhe procesorin 1.6 GHz.

Kjo veçori në Galaxy S8 nuk ka qenë kurrë në iPhone

Hapësira ruajtëse është e limituar në vetëm 16GB mirëpo të dyja modelet e telefonave të rinjë vijnë me kartelën microSD që mund të zgjeroj hapësirën deri në 256GB.

Galaxy A3 poashtu ka baterinë e kapacitetit prej 2,350 mAh dhe portin USB-C. Sa i përket fotografisë, A3 mund të shkrep foto në 13MP me kamerën e pasme dhe në 8MP me kamerën frontale.

Telefonat do të mund të blihen në dyqanet e Samsung në Britani pas 20 janarit. Në ndërkohë, ende nuk dihet kur telefonat e rinjë do të lansohen në SHBA.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!