Samsung lanson modelin më të ri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Samsung lanson modelin më të ri

23:48 | 26 Mars 2018

Samsung ka lansuar një version të ri të Samsung Galaxy J7 Prime. Pajisja së fundmi është shfaqur me gjitha specifikat në një sajt në Indi. E njëjta është listuar me procesorin octa core Samsung Eyxnos 7, me gjasë do të jetë Eyxnos 7870.

J7 Prime vjen me kamerën për selfie me 13MP, bashkë edhe me kamerën e pasme me 13MP si dhe ekranin në 5.5” Full HD në rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

Samsung Galaxy J7 Prime ka 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme të integruar, ndërsa ka gjithashtu një vend për kartën microSD që shkon deri në 256GB.

Pajisja vjen me Android Nougat dhe përmban një bateri me 3300 mAh dhe një port USB. Pajisja do të jetë në dispozicion në dy ngjyra – të zezë dhe ari dhe çmimi fillon prej 215 dollarë në kursin aktual të këmbimit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!