Sapo ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin e presidentit Thaçi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Sapo ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin e presidentit Thaçi

23:37 | 23 Shtator 2018

Tjetër aksident me fatalitet, 28-vjeçari humb jetën nga një aksident në Skenderaj

Si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni ka humbur jetën një person rreth 28-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, prej nga vjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës.

Zëdhënësi Avni Zahiti tregoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 :00.

Përveç një personi që ka humbur jetën nga lëndimet e marra, edhe tre të tjerë janë lënduar.

SIpas Zahitit, dy prej tyre po kurohen në Spitalin rajonal të Mitrovicës, e njëri në QKUK.

Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një traktor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ky është aksidenti i tretë me fatalitet i raportuar gjatë ditës së sotme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!