Sapo te hiqen vizat, do te jetoni te lumtur pergjithmone! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Sapo te hiqen vizat, do te jetoni te lumtur pergjithmone!

Shkruar nga: Arben Rugova

14:14 | 04 Dhjetor 2017

Ky eshte mesazhi manipulues qe keto dite po perpiqen t’ua servojne qytetareve nje grup politikanesh e analistesh, me qellim qe te shtohet presioni publik dhe te binden deputetet te votojne marreveshja e kufirit me Malin e Zi, pavaresisht permbajtjes se saj, pavaresisht asaj se çka ka per te thene “Komisioni Bulliqi”.

Propaganduesit bejne sikur e dine te verteten, lavderojne punen e “Komisionit Meha” dhe “tallen” me anetaret e “Komisionit Bulliqi”, por kurre s’u perpoqen t’u tregojne qytetareve perse ky proces ishte jotransparent, kush ishin ekspertet e komisionit paraprak dhe cilat ishin aftesite e tyre per demarkimin e kufirit.

Kryeministri Ramush Haradianj nga ana tjeter e ka bere te qarte se marreveshja e nenshkruar me Malin e Zi ne Vjene do te dergohet per ratifikim ne Kuvend brenda pak javesh, porse deputetet do ta kene perpara edhe raportin me te gjetura te “Komisionit Bulliqi”.

Atehere, perse kjo nguti!?
Ju e dini qe edhe sikur kjo marreveshje te votohet prej deputeteve ne Kuvend, pergjegjesine kryesore per vonesen dyvjeçare e ka qeveria e kaluar, e cila e ka nisur debatin pasi e ka vendosur nenshkrimin.

Prisni! Edhe pak dite nuk jane shume!
Perse gjithe kjo nguti, sidomos e disa analisteve!? Ngase “dy milione qytetare po vuajne”; ngase “po mbahen te mbyllur ne kafaz”!?

Jo!
Keta dy milionë qytetare nuk e kane ndermend te ikin, do te vazhdojne te jetojne ne Kosove edhe pas liberalizimit te vizave. Edhe atehere nuk do te kerkojne asgje falas nga Bashkimi Evropian. Thjeshte do tu njihet nje e drejte e mohuar nga politikanet e kqinj ne Prishtine e Bruksel.

Ndryshe, sa per t’ua kujtuar, tema e vetme e ngutshme per Kosoven duhet te jete sundimi i ligjit, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!