Sekretari amerikan për herë të parë i mbledh bashkë vendet e Ballkanit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Sekretari amerikan për herë të parë i mbledh bashkë vendet e Ballkanit

21:45 | 12 Korrik 2018

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mattis për herë të parë viziton Ballkanin. Pas përfundimit të Samitit të NATO-së në Bruksel, Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis do të udhëtoj nesër në Zagreb për të takuar përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut me SHBA.

Pas ftesës së NATO-së për të nisur negociatat me Maqedoninë, SHBA-ja dëshiron të jap një mesazh të posaçëm përkrahës për vendet e Ballkanit.

Sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, vizita e Sekretarit Mattis është e para në rajon dhe do të takohet me ministrat e mbrojtjes së shteteve Kroaci, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Serbi.

Në takimin ku marrin pjesë ministrat e mbrojtjes, Kosova do të përfaqesohet nga Zëvendëskryeministri Hoxhaj si udhëheqes i delegacionit por do të shoqërohet edhe nga ministri i FSK, Rrustem Berisha. Ky është takimi i parë i këtij niveli të lartë që mbahet me Sekretarin Mattis.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!