Sekretari amerikan për herë të parë viziton Kosovën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
25 °C

Sekretari amerikan për herë të parë viziton Kosovën

13:55 | 12 Korrik 2018

Pas përfundimit të Samitit të NATO-së në Bruksel, Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis do të udhëtojë nesër në Zagreb për të takuar përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut me SHBA.

Pas ftesës së NATO-së për të nisur negociatat me Maqedoninë, SHBA-ja dëshiron të jap një mesazh të posaçëm përkrahës për vendet e Ballkanit.

Sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, vizita e Sekretarit Mattis është e para në rajon dhe do të takohet me ministrat e mbrojtjes së shteteve Kroaci, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Serbi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!