Sekretarja e VV-së: Nëse eskalon protesta, është ndërhyrje e dikujt tjetër – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Sekretarja e VV-së: Nëse eskalon protesta, është ndërhyrje e dikujt tjetër

21:49 | 25 Shtator 2018

Sekretarja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Vlora Haxhimehmedi, ka folur për protestën e së shtunës, kundër presidentit Hashim Thaçi.

Haxhimehmedi ka garantuar se kjo protestë do të jetë paqësore, ndërsa nëse eskalon, sipas saj, do të jetë ndërhyrje e dikujt tjetër.

“Çdo eskalim do të konsiderohet ndërhyrje e dikujt tjetër. Nuk është pjesë e organizimit tonë, edhe masat të cilat kemi me i ndërmarrë janë edhe përmes kujdestarëve tanë. Vetëm te bina kemi me i pasë vetëm 70, përndryshe janë 300 kujdestarë që kanë me u kujdes që gjithë protesta me qenë paqësore”, tha Haxhimehmedi për kallxo.com

Sipas Haxhimehmedi, asnjë eskalim nuk do të tolerohet nga Vetëvendosje.

Ajo ka bërë të ditur se protesta do të zgjasë rreth dy orë dhe do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa ka deklaruar se pret që protesta të jetë madhështore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!