Sekuestrohen dy armë në Prizren – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Sekuestrohen dy armë në Prizren

15:34 | 13 Shkurt 2018

Policia e Kosovës, ka sekuestruar dy armë në fshatin Poslisht të Komunës së Prizrenit gjatë të hënës.

“Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren e kanë ftuar për intervistë një të dyshuar nga fshati Poslisht pasi që më parë ishin siguruar informacione të besueshme se i dyshuari posedonte një armë zjarri”.

“Gjatë intervistës, i dyshuari ka treguar se është në posedim të një kallashnikovi me dy karikatorë dhe një pistolete “Ekol Special 99”  jo funksionale”, njofton policia.

“Armët janë sekuestruar nga krim teknikët ndërsa kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin për media

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!