Selim Pacolli premton që buxhetin e Komunës së Prishtinës të bëj 200 milionë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Selim Pacolli premton që buxhetin e Komunës së Prishtinës të bëj 200 milionë

15:12 | 13 Tetor 2017

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli vizitoi sot tregun me shumicë në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite Pacolli pa për së afërmi kushtet me të cilat shitësit përballen çdo ditë në këtë treg. Para tyre ai deklaroi se nuk ka asnjë hezitim që në të ardhmen ky treg të shndërrohet në ndërmarrje publike apo shoqërore.

Gjithashtu Pacolli shtoi se do të punojë në përmirësimin e gjendjes së tregut.

“Unë ju premtoj se ky treg nuk do të jetë në këtë gjendje në mandatin tim. Ky treg është në interes ekonomik për Komunën e Prishtinës” theksoi Pacolli.

Për më tepër, Pacolli shtoi se duhet të krijohen mjete për qytetarët e Prishtinës, jo të merren mjete nga ata, duke i ngritur çdo herë taksat.

Sa i përket buxhetit komunal, Pacolli tha se ka dhjetë vite që buxheti nuk ka ndryshuar dhe me qeverisjen e tij në Prishtinë, ai premtoi se ky buxhet do të ngritet.

“Premtoj që buxheti i Komunës së Prishtinës, brenda mandatit tim do të jetë 200 milionë euro”, tha Pacolli.

Gjithashtu ai shtoi se edhe në këtë pikë të programit të tij për Prishtinë nuk flet në cilësinë e politikanëve, por në cilësinë e menaxherëve të cilët dinë si të krijojnë para, u shpreh ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!