Serbia është kushtëzuar nga BE-ja për Kosovën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Serbia është kushtëzuar nga BE-ja për Kosovën

23:13 | 23 Tetor 2018

Bashkimi Evropian e ka kushtëzuar Serbinë me Kosovën dhe këtë duhet ta shfrytëzojë vendi ynë.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke porzitur që Kosova të dalë sa më unik në dialog.

“BE e ka kështëzuar Serbinë për normalizimin e raporteve me Kosovën. BE-ja ia ka bërë të ditur Serbisë që rruga e saj për në Evropë kalon nëpër Prishtinë. Duhet të shfrytëzohet kjo situatë”, ka thënë Hoxhaj për RTK, duke shtuar se me Serbinë duhet të arrihet marrëveshje.

Hoxhajka thënë se spektri politik i Kosovës duhet të jetë unik sa i përket dialogut me Serbinë.
“Disa prej kolegëve tanë po merren me romantizëm ditor”, ka thënë Hoxhaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!