Serbia po e blenë ‘Telekom Albania-n”? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Serbia po e blenë ‘Telekom Albania-n”?

15:03 | 30 Shtator 2018

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po del të jetë duke përgaditur terrenin që t’ia shesë telekomin shqiptar kompanisë serbe “Telekom Serbija”.

Gazeta serbe “Blic” raporton se gjasat që një biznes i tillë të ndodhë ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë janë të mëdha.

Në Telekomin serb nuk kanë pranuar të japin detaje meqë konsiderojnë se mund të dëmtojnë procesin pasi janë në garë edhe me disa kompani tjera për ta blerë “Telekom Albania”.

Operatori më i madh në Shqipëri “Telekom Albania” është në shitje. Blerësi potencial i këtij aseti shqiptar mund të jetë “Telekom Srbija”.

Kështu shkruan gazeta serbe “Blic”, e cila citon zyrtarë serbë se janë të interesuar të blejnë telekomin shqiptar, aktualisht, pronë e “Deutsche Telekom”.

Interesimi për ta blerë “Telekom Albania” është test i rëndësishëm i pozicionimit të “Telekom Serbija” si lider rajonal në fushën e telekomunikacionit. Jemi duke shqyrtuar ofertën dhe jemi në konkurrencë me operatorët e tjerë. Prandaj, edhe s’mund të japim detaje tjera”, thuhet në deklaratën e “Telekom Srbija” dhënë gazetës Blic.

Në këtë mënyrë, Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka bërë edhe një hap në drejtim të forcimit të lidhjeve të tij me Presidentin Aleksander Vucic, të cilin e pati vizituar disa herë në Beograd.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!