Serbia po përgatitet, po Kosova? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Serbia po përgatitet, po Kosova?

Shkruar nga: Fadil Maloku

16:32 | 31 Tetor 2017

1. Serbia, gjithnjë deri sa të mbahet sferë e ndikimit të interesave ruse në Ballkanin Perëndimor, gjithnjë ka me qenë një kërcënim serioz për interesat gjithëshqiptare. Ajo në ketë faze të proceseve dhe zhvillimeve aktuale, nën trysninë që po ndodhë paralelisht në tri nivele (rajonale, kontinentale dhe globale), është duke u përpjekur ta ruaj, ta loz, e bile edhe ta improvizoj kinse “neutralitetin” ndaj rrogozit të fundit të zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee, nga Stejt Departamenti.

2. Por, përvoja e së kaluarës, pastaj sjelljet indolente dhe deri diku edhe të papritura serbe, ndaj këtij zyrtari të lartë dhe të rëndësishëm amerikan, i ka dhënë të drejtë të deklarohet prerazi, se Kosova është partner dhe aleat i natyrshëm strategjik i SHBA-ve. Natyrisht, kjo deklaratë nëse; në ketë faze emancipuese nuk shoqërohet me objektivat e luftimit të krimit dhe korrupsionit, pastaj, angazhimit në proceset integruese, bërjes së ushtrisë sonë, gjetjes së zgjidhjeve rreth demarkacionit, asociacionit, Gjykatës Speciale, etj. kujtoj, që do reflektohet jashtëzakonisht shumë në të ardhmen, jo vetëm të hapësirave: sociale, ekonomike, atyreve politike, kulturore e në veçanti hapësirave ushtarake gjithëshqiptare, por, edhe gjithë rajonit të trazuar të Ballkanit Perëndimor.

3. Mos të harrojmë faktin, që Serbia po (në ndërkohë po armatoset deri në dhëmbë nga ruset!) përgatitet për “rikthimin” e Kosovës ne faza afatgjata ne “gjirin” e serbizimit. Në këtë drejtim, s’duhet harruar as insistimin e “konsensusit “gjithë përfaqësues (lexo: të gjitha shtresave sociale) nga ana e Presidentit serb Vuciq, për ta hequr nga “qafa problemin e Kosovës. Ajo po bënë e përgatitje, në gjitha sferat dhe çka është edhe më e rëndësishme: me gjithë potencialin ekzistues; intelektual (ka angazhua Akademinë, ti studioj gjitha versionet e “shkurorëzimit ” historik me Kosovën!), politik (po kërkon konsensus nga gjitha partitë politike), ekonomik (ka caktua takime me gjitha megakompanitë lokale), në ndërkohë në Kosovë, qeveria jonë akoma nuk po shohim të paktën një kornizë bazë, të asaj se çfarë duhet të bëjmë? Apo, akoma llogarisin në miqtë tanë të ua kryejnë punët e shtëpisë?!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!