Serwer: Nuk nevojitet ndërhyrje e madhe e SHBA-së për zgjidhjen e problemeve në Ballkan

14:04 | 18 Dhjetor 2018

Problemet në Ballkan zgjidhen me diplomaci, nuk nevojitet ndërhyrje shumë e madhe e SHBA-së.

Kështu ka thënë ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, që sipas tij, problemet me të cilat përballet specifikisht Ballkani Perëndimor, mund të zgjidhen nëpërmjet diplomacisë.

Megjithatë, Serëer ka drejtuar kritika ndaj presidentit të SHB-së, Donald Trump, i cili ua ka hapur derën diskutimeve për shkëmbime të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan N1.

Teksa ka prezantuar librin e tij “nga lufta në paqe në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë”, ai ka thënë se diskutimi për shkëmbim të territoreve mund të sjellë vetëm destabilizim të situatës.

Sipas tij, ideja e demarkimit të kufirit Kosovë-Serbi nuk është e keqe, pasi tregon që Beogradi nuk pretendon që të ndërhyjë përsëri për të pushtuar Kosovën.

Komento: