Sevilla – Barcelona, ndeshja përfundon me rezultat befasues

23:46 | 23 Janar 2019

Barcelona është mposhtur nga Sevilla me rezultat 2:0 në kuadër të Kupës së Mbretit.

Sevilla ka shënuar fitore të pastër me rezultatin 2-0 ndaj Barcelonës në kuadër të ndeshjes së parë në çerek-finale të Kupës së Mbretit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Camp Nou” më 31 janar, dhe skuadra e Ernesto Valverdes do të ketë punë që të kalojë në gjysmë-finale pas kësaj humbje.

Në këtë ndeshje nuk ishte fare i ftuar Lionel Messi, mirëpo nga minuta e parë e nisi Kevin Prince Boateng, i cili erdhi në Barcelonë nga Sassuolo të hënën.

Pablo Sarabia shënoi golin e parë për 1-0 në minutën e 58’, kurse për rezultatin 2-0 u kujdes Ëissam Ben Yedder, i cili shënoi në minutën e 76’.

Komento: