Shaqiri në atlete vendos falmurin e Kosovës, vjen reagimi i lojtarit serb – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Shaqiri në atlete vendos falmurin e Kosovës, vjen reagimi i lojtarit serb

12:12 | 14 Qershor 2018

Sulmuesi serb Aleksandar Mitrovic ka thënë se gjesti i lojtarit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili ka vendosur të luaj me atlete me flamurin e të “ashtuquajturit” shtet të Kosovës, është i çuditshëm.

Shaqiri është njëri prej disa shqiptarëve që luajnë për Zvicrën dhe disa shqiptarë luajnë për Kombëtare të Europës, e të cilët, sipas mediave serbe, e përdorin çdo duel më Serbinë për të treguar dashurinë e tyre që kanë për Kosovën.

“Nuk e kuptova gjestin me flamur të Kosovës në atlete që është një provokim. Është problem i tij dhe nuk me intereson. Është një gjë tjetër e çuditshme për mua. Nëse ata e duan aq shumë Kosovën përse po mbrojnë ngjyrat e Kombëtarëve të huaja.

Për Shaqirin e di se është një djalë i mirë dhe nuk e gjykojë dhe se ai do të luaj një lojë fair ashtu siç bën.

Sidoqoftë, nuk është detyrë e jonë të merremi me fotografinë e atletëve, është detyrë e jona që të luajmë sa më mirë që mundemi dhe çdo ndeshje të luajmë aq mirë sikurse ne të jemi në fund të karrierës”, ka thënë Mitrovic për “Mondo”.

🔥😱😍👌🏻❤️

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!