SHBA kërkon nga Serbia ta ndalë fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

SHBA kërkon nga Serbia ta ndalë fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës

12:53 | 12 Tetor 2018

Ka kohë që Serbia ka nisur një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën, ta anulojnë vendimin për njohjen e pavarësisë. Ivica Daçiq ka thënë se qëllimi i tij është që numrin e njohjeve, nga 116 sa janë të regjistruara nga Kosova, ta cojë nën 96.

Por, Ivica Daçiq Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Serbis ka thënë në një emision televiziv në Serbi se Amerikanët i kanë kërkuar që ta ndalet kjo fushatë me arsyetimin se në këtë mënyrë pala serbe është duke punuar kundër dialogut me Kosovën.

“Amerikanët na kanë kërkuar që të mos u kërkojmë shteteve që ta tërheqin njohjen. Kjo ka ndodhur gjatë një takimi në Nju Jork ku isha me Kryeministren Ana Bërnabiq” ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Daçiq ka thënë se qëllimi i tij është që Kosova e cila ka të regjistruara 116 shtete që e kanë njohur të mos njihet nga shumica e shteteve anëtare të OKB’së. Pra, Serbia synon që ky numër të ulet nën 96, nga 192 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!