SHBA-të emërojnë ambasadoren e re në OKB – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

SHBA-të emërojnë ambasadoren e re në OKB

09:20 | 02 Nëntor 2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë emëruar ambasadoren e re në OKB.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ofruar zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, rolin e ambasadores së re amerikane në OKB.

Nuk është ende e qartë nëse ajo ka pranuar ofertën për të zëvendësuar Nikki Haley e cila është ambasadore në largim.

Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, Haley ka mbajtur pozitë të rëndësishme në kabinetin e Trumpit dhe është parë si diplomate e cila ka shuar dyshimet rreth mungesës së kredencialeve në çështjet e politikës së jashtme, transmeton Klan Kosova.

Puna e saj diplomatike, të paktën publikisht, ka dërguar qasjen e Trumpit për politika të jashtme në takimet e Këshillit të Sigurimit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!