Shembjeve vdekjeprurëse, vazhdojnë kërkimet për të gjallët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shembjeve vdekjeprurëse, vazhdojnë kërkimet për të gjallët

18:23 | 11 Janar 2018

Ekipet e shpëtimit në pjesën jugore të Kalifornisë edhe sot i kanë vazhduar përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve eventualë, pas shembjeve vdekjeprurëse të dheut, përgjatë vendbanimeve bregdetare.

Autoritetet në Santa Barbara kanë konfirmuar se 17 vetë e kanë humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Janë lënduar 28 vetë.

“Tash, kapacitetet tona janë të fokusuara në përcaktimin nëse dikush është ende gjallë në të gjitha këto struktura që janë dëmtuar”, tha sherifi në Santa Barabara, Bill Brown, raporton agjencia Reuters.

Afro 500 pjesëtarë të shërbimeve të shpëtimit po i përdorin qentë e trajtunar, helikopterët ushtarakë dhe pajisjet për fotografim termik.

Shembja shkatërruese e dheut ka filluar pas të reshurave të mëdha të martën në mëngjes. Janë shkatërruar afro 100 shtëpi dhe qindra struktura të tjera, kanë thënë zyrtarët në Santa Barbara.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!