Sherr me thika mes një grupi të rinjsh, vdes 17-vjeçari, plagoset kushëriri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Sherr me thika mes një grupi të rinjsh, vdes 17-vjeçari, plagoset kushëriri

20:05 | 10 Prill 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që kushëriri i tij ka mbetur i plagosur.

Krimi ndodhi në orën 14:15. Siç raportojnë mediat kosovare, ngjarja ndodhi pas një sherri mes një grupi të rinjsh, ku u përdorën edhe thikat.

Për pasojë 17-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, pasi goditja në këmbë rezultoi fatale.

“Në orën 14:15 është sjellë personi i gjinisë mashkullore, i lindur më 2001, pa shenja jete. Me lëndim prerës, shpues, në regjionin inguinal, në rrënjën e këmbës (gilca)”, ka bërë të ditur për Express, Spitali Rajonal i Prizrenit.

Ndërkohë, kushëriri i tij, një 18-vjeçar, ka marrë plagë në zonën e barkut.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!