Shfaqen maskat në shqipëri, ja si e punuan këta punonjës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shfaqen maskat në shqipëri, ja si e punuan këta punonjës

12:07 | 11 Tetor 2017

Mësohet se 5 punonjës të HEC-it të Valikardhës në Bulqizë janë dhunuar gjatë ditës së djeshme nga persona ende të paidentifikuar.

Policia bën me dije se ato janë dhunuar tek vendi i quajtur Liqeni i Bardhë.

Dy prej të punonjësve kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar në spital për mjekim të specializuar.

Drejtori i HEC-it, Lulzim Laloshi thotë se kanë qenë të përfshirë rreth 20 persona. Lalosha dhe punonjësit e dhunuar thonë se 10 prej autorëve kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, ndërsa shtojnë se 10 persona të tjerë qëndronin të fshehur.

Laloshi thotë se ata ishin të maskuar dhe të armatosur, ndërsa punonjësit thonë se autorët kanë qëlluar me armë në ajër.

Punonjësit e dhunuar thonë se autorët pasi i kanë goditur me gurë, mjete të forta dhe qytën e armëve, kanë dëmtuar të gjitha mjetet e firmës.

Dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë konkurrenca, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!