Shkaku i taksës, Amerika ‘godet’ ushtrinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Shkaku i taksës, Amerika ‘godet’ ushtrinë

08:58 | 12 Shkurt 2019

Ushtria e Kosovës mund të mos e këtë mbështetjen e Amerikës nëse Qeveria e Kosovës vazhdon me mbajtjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Richard Mei, ka thënë për “Zërin” se vizita e gjeneralit Timothy Orr për festën e Pavarësisë është anuluar për shkak të mospezullimit të taksës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Ai nuk jep detaje sesi do të veprohet për vizitat e ardhshme ose trajnimet e planifikuara për FSK-në. Përndryshe, më 14 dhjetor 2018 Kosova formoi Ushtrinë e saj falë mbështetjes së Amerikës, derisa shumë shtete anëtare të NATO-s ishin kundër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Këmbëngulësia e Qeverisë së Kosovës për të mos e zhbërë vendimin për taksën ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të nisin me masa ndëshkuese për Kosovën, respektivisht për Ushtrinë e saj.

Si pasojë e mossuspendimit të tarifës në fjalë ditët e fundit është bërë e ditur që komandanti i Gardës Kombëtare të IOËA-s, gjeneralmajor Timothy Orr, ka anuluar vizitën e paraparë në Kosovë për përvjetorin e 11-të Pavarësisë.

Nëpërmjet një letre që gjenerallejtënant Rrahman Rama ia ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçit ka bërë të ditur se SHBA-ja ka paralajmëruar mundësinë e anulimit të programeve trajnuese, edukative dhe vizitave ushtarake për pjesëtarët e FSK-së po që se Qeveria nuk reflekton rreth taksës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!