Shkatërrohet ‘fabrika’ e kripto-valutave në këtë komunë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Shkatërrohet ‘fabrika’ e kripto-valutave në këtë komunë

12:25 | 20 Korrik 2018
Foto: Ilustrim

Njësitet e hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës përmes rrugëve operative kanë marrë informata se i dyshuar shqiptar F. K nga Kamenica mundë të jetë i involvuar në një rast ,,Tregti e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshëm doganore”.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake e në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Ekonomike që veprojnë në Gjilan, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit F. K. (1991), janë gjetur dhe konfiskuar pajisje që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Pajisjet e konfiskuara nga Njësiti Doganor janë shtatë(7) Riga x 6 kartela grafike dhe 1 Rigë x 5 kartela grafike pajisje këto kompjuterike për prodhimin e kriptovalutes “Etherum” ,gjithashtu është konfiskuar një shtëpizë kompjuterike të tipit “Dell” me nr. serik ; 6Q8R6-899K4-VF8Y2-YQXVB-GYFCP dhe tre telefona mobilë pronë e të dyshuarit F. K.

I dyshuari është arrestuar nga njësitet kundër krimeve ekonomike që veprojnë në Gjilan, ku është intervistuar në lidhje me veprat penale të lartshënuara, transmeton Indeksonline.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se sendet e konfiskuara në rastet e cekur më lartë dyshohet të jenë blerë nga i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës N. D. (1992) të vjedhura më parë.

Me vendim të prokurorit edhe ndaj të dyshuarit N. D. pas procedurave ligjore caktohet masa e ndalimit për 48 orë me akuzën për rastin “Vjedhje e rëndë”.

Veprimet hetimore në lidhje me prejardhjen e pajisjeve të konfiskuara kalojnë në kompetencë të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike Njësia në Gjilan, e cila po heton rastet veç e veç.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!