Shkëlqimi i Cutrones, vjen deklarata bombastike nga Montella – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shkëlqimi i Cutrones, vjen deklarata bombastike nga Montella

11:58 | 19 Mars 2018

Vincenzo Montella pranon se e ndjen se Patrick Cutrone është krijimi i tij. Ky reagim vije pasi sulmuesi i Milanit mori thirrje nga Kombëtarja e Italisë.

Montella i kishte thënë hapësirë Cutrone në fillim të sezonit duke e inkuadruar në lojë dhe Cutrone ia shpagoi besimin duke shënuar gola.

“Cutrone? Unë jam i lumtur për thirrjen e tij, pothuajse sikur të ishte e mija. Ndjehem sikur ai është krijimi im pak” , i tha ai Radio Anch’io Sport, përcjell ORAinfo.

“Ne kemi punuar shumë për të, plus ai ka dëshirë të madhe për të përmirësuar në trajnim. Ai përfaqëson të ardhmen e skuadrës kombëtare “, ka thënë Montella.

Ai ka thënë se është një ‘ëndërr’ e tij për të trajnuar Italinë një ditë.

“Për një trajner italian, stërvitja e Kombëtares është një ëndërr”.
“Do të doja të më ndodhte një ditë, por tani për tani mundësia duket shumë e largët për mua”, ka thënë Montella. /ORAinfo/ 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!