Shkëmbim zjarri mes policisë dhe hajnave në dalje të Prishtinës, ka të arrestuar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe hajnave në dalje të Prishtinës, ka të arrestuar

23:26 | 15 Tetor 2018

Dy persona janë arrestuar pas një operacioni të Policisë së Kosovës, e cila ishte vënë në ndjekje të disa hajnave të dyshuar në dalje të Prishtinës.

Burime të kallxo.com thonë se një veturë e Policisë ka qenë duke i ndjekur hajnat.

Me këtë rast, janë aksidentuar dy automjetet, e Policisë dhe e të dyshuarve.

Kallxo.com mëson se ka pasur një të shtënë nga zyrtarët policorë.

Të paktën dy veta janë arrestuar, thonë këto burime.

Policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!