Shkëmbimi Ronaldo-Neymar? Ja si përgjigjet Emery – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Shkëmbimi Ronaldo-Neymar? Ja si përgjigjet Emery

12:15 | 14 Shkurt 2018

Pak para ndeshjes me Real Madridin, trajneri i PSG-s, Unai Emery, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Gazetarët e kanë pyetur trajneri spanjoll se nëse ekziston mundësia që Neymar dhe Ronaldo të shkëmbehen në verë, mirëpo trajneri i skuadrës francez ka thënë se është i nderuar që e ka brazilianin.

“Shkëmbimi? Është një pyetje sa e vështirë, aq edhe e thjeshtë! Por, unë do e jap një përgjigje”, ka thënë Emery, përcjell ORAinfo.

“Jam shumë i nderuar që e kam Neymarin në skuadër. Jemi duke u përgatitur për ndeshjen dhe do të shohim më tej çfarë do të ndodh”, ka shtuar më tej spanjolli.

Kujtojmë se ndeshja Real Madrid – PSG, zhvillohet sonte nga ora 20:45 në “Santiago Bernabeu”./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!