Shkëmibimi i territoreve, ide e rrezikshme – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Shkëmibimi i territoreve, ide e rrezikshme

09:27 | 11 Gusht 2018

Paralajmërimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se në kuadër të dialogut të Brukselit do të kërkojë korrigjimin e kufijve, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, është pasuar me një kundërpërgjigje të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili haptazi ka shfaqur ambiciet e Serbisë për ta marrë veriun e Kosovës.

Sipas Zërit, pavarësisht se Thaçi në vazhdimësi po zotohet se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, Vuçiq në deklaratën e tij të fundit ka paralajmëruar ndarje të serbëve të Kosovës nga shqiptarët.

Monitoruesit e procesit të dialogut vlerësojnë se idetë për shkëmbim territoresh ose korrigjim kufijsh janë tejet të rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por për tërë Ballkanin.

Sipas tyre, një gjë e tillë do të bënte që edhe shqiptarët e Maqedonisë të kërkonin një ndarje të tillë e po ashtu edhe serbët e kroatët që jetojnë në Bosnjë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!