Shkon në 16 numri i palestinezëve të vrarë në Gazë, pas hapjes së ambasadës së SHBA-së në Jerusalem – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shkon në 16 numri i palestinezëve të vrarë në Gazë, pas hapjes së ambasadës së SHBA-së në Jerusalem

14:05 | 14 Maj 2018

Ushtria izraelite ka vrarë 16 e ka plagosur disa qindra palestinezë gjatë protestave që u mbajtën në kufirin ndërmjet Gazës e Izraelit në prag të hapjes së Ambasadës amerikane në Jerusalem, transmeton Koha.net.

Shënimet për vrasjen dhe plagosjen i përcjell agjencia Reuters duke u thirrur në përfaqësues të organizatave shëndetësore.

Forcat izraelite kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj mijëra palestinezëve që kishin shkuar për të marrë pjesë në demonstrata.

Hapja e Ambasadës amerikane po ndodh në kohën kur palestinezët shënojnë 70 vjetorin e pushtimit.

Të gjitha fraksionet palestineze në Gazë kishin përkrahur ftesën për marshin milionësh të kthimit dhe kishin paralajmëruar se do të kaloheshin rrethojat e kufirit.

Izraeli më parë ua kishte tërhequr vërejtjen palestinezëve se do ta rrezikonin jetën po t’i afroheshin kufirit.

Protesta mbahet në prag të shënimit të “Nakba” ose “katastrofës”, me të cilën shënohet dita kur është themeluar Izraeli më 15 maj 1948 e kur nga fshatrat e tyre qenë dëbuar qindra mijëra palestinezë.

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem hapet nesër.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!