Shokohet Manchester, po i iken sulmuesi i njohur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shokohet Manchester, po i iken sulmuesi i njohur

08:21 | 14 Qershor 2018

Anthony Martial ka vendosur të largohet nga Manchester United, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Philippe Lamboley.

Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester United.

Menaxheri i tij, Philippe Lamboley ka bërë të ditur se sulmuesi francez dëshiron të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Kemi marrë një vendim të menduar mirë dhe e kemi njoftuar edhe klubin se dëshirojmë të largohemi edhe pse futbollisti ka dhënë maksimumin nga vetja dhe ka qenë i vlerësuar nga tifozët”, deklaroi Lamboley për “RMC Sport”, përcjell ‘lajmi.net’.

“Sigurisht, fjala e fundit i takon Manchesterit dhe do ta respektojmë vendimin e tyre, por futbollisti dëshiron të largohet”, u shpreh ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!