Shokohet Manchester United në ‘Old Traford’, dy gola në fund ia mohojnë fitoren

23:03 | 13 Prill 2023

Manchester United shokohet në ‘Old Traford’, dy gola në fund ia mohojnë fitoren.

Manchester United ka barazuar me Sevillan me rezultat 2-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Djajtë e Kuq e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar pas disa sekondash, kur Jadon Sancho gjeti rrjetën, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Por në minutën e 14-të, Manchester United arriti të kalojë në epërsi, me golin e shënuar nga Marcel Sabitzer që përfitoi nga asistimi i Bruno Fernandes.

Pas vetëm shtatë minutash sërish Sabitzer shënoi për 2-0, duke konfirmuar startin e mirë për vendasve.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste të tjerë, gola nuk solli.

Sa i përket pjesës së dytë, Man Utd rrezikoi me Antonyn dy herë brenda një kohe të shkurtër, por nuk gjeti rrjetën.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë doli Jesus Navas që arriti të shënojë për 2-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në skenë doli Youssef En Nesyri që shënoi në kohën shtesë për 2-2, pas një devijimi të Harry Maguires.

Më këtë rezultat, vendi për gjysmëfinale mbetet i hapur dhe ndeshja kthyese do të vendos emrin e skuadrës që kalon tutje.

Komento: