‘Shokohet’ Milani, mungon edhe një lojëtar para ndeshjes me Juventus – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

‘Shokohet’ Milani, mungon edhe një lojëtar para ndeshjes me Juventus

20:23 | 09 Nëntor 2018

Milani po përballet me shumë mungesa në ndeshjet e ardhshme, për shkak të lëndimieve të shumë lojëtarëve.

Lëndimet për ekipin e Milanos nuk kanë të ndalur. Para ndeshjes me Juventusin, Milani ka marrë një lajm të keq.

Mbrojtësi Mateo Musacchio do të jetë jashtë fushave për dy muaj për shkak të lëndimit në gju, kanë konfirmuar klubi
‘kuq e zi’, transmeton Indeksonline.

Milano është në krizë të lëndimeve. Përveç Mateos kundër Juventusit do të mungojë edhe Bonaventura, Kessie, Caldara, Calabria, Higuain, Biglia dhe Strinic.

Derbi mes Milanos dhe Juventusit do të luhet të dielën në ‘San Siro’ nga ora 20:30./

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!