Shokohet Roma, De Rossi vendos të luaj në Serie A

00:18 | 24 Qershor 2019

Ylli italian nuk pritet të largohet nga Serie A.

Daniele De Rossi ka vendosur të mos transferohet te Boca Juniors ose në MLS, pretendon Sky Sport Italia, pasi ai ka vendosur të luajë në Serie A për t’i dalë kundër klubit të Romës.

Mesfushori donte të vazhdonte aty ku kaloi gjithë karrierën e tij, me klubin e tij të lindjes, por nuk iu ofrua një kontratë të re.

Ai mbush 36 vjeç muajin e ardhshëm dhe do të jetë një lojtar i lirë, kështu që kishte sugjerime që ai do niste një aventurë të re në Boca Juniors, LAFC ose LA Galaxy, transmeton lajmi.

Megjithatë, sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia Gianluca Di Marzio, De Rossi vendosi gjatë ditëve të fundit në pushimet e tij se dëshiron të vazhdojë të luajë në Serie A.

Kjo do të thotë se ai do të ballafaqohet me Romën, por kuptohet që ai mendon se nuk është tradhti, sepse klubi e ka thyer atë tashmë.

Ai nuk do të shqyrtojë situatën financiare, por çfarëdo projekti që e bind atë dhe mbi të gjitha të jetë interesant.

Komento: