Shokon Messi, ky është futbollisti më i mirë në botë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shokon Messi, ky është futbollisti më i mirë në botë

00:00 | 07 Dhjetor 2017

Lionel Messi këmbëngul se Gonzalo Higuain është një nga më të mirët në botë dhe ai duhet të jetë në skuadrën e Argjentinës, transmeton ORAinfo.

Sulmuesi i Juventusit është lënë jashtë për ndeshjet e fundit , pasi që Argjentina ka preferuar  yllin e Interit, Mauro Icardi.

“Për sa i përket meje, Higuain është një nga më të mirët në botë. Ai po dëshmon se ashtu siç bën  me Juventusin, mund të bëjë edhe me Argjentinën , “tha Messi për Barcelonën për TyC Sports në Argjentinë.

 

“Kritika e lëndon atë dhe ne kemi folur për këtë shumë herë. Unë mendoj se kjo periudhë jashtë detyrës ndërkombëtare ishte e mirë për të.

Duke thënë këtë, ai duhet të jetë në skuadrën e Argjentinës”, ka përfunduar argjentinasi./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!