Shokuese: Trump ka paguar 130 mijë dollarë pornostaren për të mos folur për takimet e tyre – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shokuese: Trump ka paguar 130 mijë dollarë pornostaren për të mos folur për takimet e tyre

22:58 | 12 Janar 2018

Avokati i Donald Trump raportohet ta ketë paguar 130.000 dollarë një ish-pornostar si pjesë të një marrëveshje për të ndaluar atë të flas publikisht për takimet seksuale me Trump.

Sipas The Wall Street Journal, avokati i Organizatës Trump, Michael Cohen ka paguar në tetorin e vitit 2016 Stephanie Clifford në këmbim të heshtjes së saj.

Avokati Cohen nuk ka komentuar raportimet, por nëpërmjet një deklarate tha se ‘Trump sërish ka mohuar’ një aferë seksuale me Clifford.

Njësoj, edhe Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportimet duke i quajtur ‘raporte të vjetra’.

Një numër femrash kanë akuzuar Trumpin për favore seksuale, dyshime të cilat Trump gjithmonë i ka hedhur poshtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!