Shoqja e saj ndërroi jetë, ndërsa kjo është gjendja e gruas tjetër e cila u godit nga vetura – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Shoqja e saj ndërroi jetë, ndërsa kjo është gjendja e gruas tjetër e cila u godit nga vetura

09:05 | 25 Tetor 2018

Aksidentet e trafikut në Kosovë këtë vit kanë qenë shumë të theksuara, e sidomos ato që kanë përfunduar me fatalitet.

Lindita Avdullahu, 30-vjeçare, është viktima e fundit e aksidenteve në trafik, e cila të hënën, më 22.09.2018, teksa kalonte rrugën në vendkalim e paraparë për këmbësorë në “Rrugën B”, në Prishtinë, së bashku me 23-vjeçare F.R, është goditur me makinë e cila po lëvizte me shpejtësi të madhe. Si pasojë e plagëve të marra nga goditja Avdullahu ka ndërruar jetë po atë ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa F.R. vazhdon të trajtohet në Klinikën Intensive dhe gjendja e saj është shumë e rëndë.

Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Naim Kuqi, ka treguar për “Zërin” se F.R. nga e dita e hënë i është keqësuar gjendja edhe më shumë. Sipas tij, ajo ka dëmtime në tru. “Pacientja F.R. është duke u trajtuar në Intensivë. Gjendja e saj është shumë e rëndë. Edhe më tutje është në ventilim mekanik në mbështetje respiratore. Ajo është në një gjendje shumë të rëndë”, ka thënë ai. Sipas tij, stafi mjekësor i kësaj klinike është duke bërë trajtimin e nevojshëm të pacientes. “Jemi duke i bërë të gjitha, çfarë mundemi të mbërrijmë nuk e di”, ka thënë ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit L.M, i cili dyshohet të jetë shkaktar i këtij aksidenti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!