Shpend Ahmeti dështoi në realizimin e buxhetit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shpend Ahmeti dështoi në realizimin e buxhetit

Shkruar nga: Fiknete Bejta

22:45 | 02 Nëntor 2017

Nëse qytetarët mendojnë që edhe katër vjet të vazhdohet me këtë qasje zhvillimore ndaj kryeqytetit, me koncepte ideologjike të së kaluarës dhe me një kryetar që merret më shumë me Botën se sa me Prishtinën, mandati i ardhshëm do të jetë më i rëndi për kryeqytetin.

Sipas këtyre trendeve zhvillimore me suficit kaq të lartë dhe me të hyrat më të ulta në 5 vitet e fundit, çdo gjë mbi zhvillimin ekonomik në Prishtinë mund të jetë në gjendje kolapsi.

Suficiti dhe bartja e mbi rreth 20 milionë eurove pastaj 60% i buxhetit të projekteve kapitale i paralizuar si dhe dështimi në inkasimin e të hyrave prej mbi 10 milionë eurove vetëm në vitin 2016 është më shumë se keqmenaxhim i administrimit të Komunës nga kryetari Shpend Ahmeti .

Dështimi në realizimin e buxhetit të Komunës lidhet me ndërhyrjet politike të vazhdueshme të zyrave politike me sjellje dhe me imponime politike. Shpend Ahmeti përveq pa vizion për drejtimin e kryeqytetit doli të jetë edhe njeri i kapur nga të mëdhenjtë e VV.

Një sqarim nga aspekti ekonomik, suficitit buxhetor është pozitiv, kur vjen si rezultat i rritjes së të ardhurave, ndërkohë që shpenzimet kryen sipas planifikimit buxhetor.

Por kjo nuk është gjëja që ka ndodhur me buxhetin e Komunës së Prishtinës. Përkundarazi, teprica 20 milion euro vetëm për një vit (krahasuar me parashikimin), ka ardhur kryesisht nga moskryerja e shpenzimeve për projekte kapitale dhe për shpenzime të mirëmbajtes .

Dhe këto janë shpenzime që japin efektin më të shpejtë në punësim dhe në kërkesën konsumatore, sepse janë me mijra punëtorët që punojnë drejtëpërdrejt ose tërthorazi në objektet që ndërton apo mirëmban komuna. Gjithashtu, këto shpenzime buxhetore kanë edhe një efekt psikologjik në kërkesën konsumatore, sepse i japin publikut sinjalin që ngërçi i krijuar në ndërtimin e veprave të mëdha publike po tejkalohet – pra, që motori ekonomik po riqarkullon.

Qeverisja e Prishtinës mund të ketë ndikim shumë madh përveq tjerash edhe në rritjen ekonomike dhe zvogëlimin e papunësisë por vetëm duhet patur vullnet për punë dhe dije për menaxhim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!