Shpend Ahmeti e tradhton Dardan Molliqajn, ja çfarë bën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shpend Ahmeti e tradhton Dardan Molliqajn, ja çfarë bën

21:34 | 11 Dhjetor 2017

Situata e krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje, pas fyerjeve që Aida Dërguti bëri në adresë të udhëheqësit shpirtëror të VV’së, Albin Kurti, duke e quajtur “mut”, ka shtyrë sot kryesinë e VV’së që të mblidhet urgjentisht për të diskutuar situatën në parti.

Para mbledhjes, Dërguti ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares së degës së VV’së në Vushtrri, dhe nga kryesia e partisë.

U paralajmëruan edhe dorëheqjet e kryetarit të partisë, Visar Ymeri, si dhe të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, të përfolur si pjesë e grupit kundër Kurtit në VV, me në krye “të fortin” Dardan Molliqaj.

Por, asnjë dorëheqje, pos asaj të Dërgutit, nuk ndodhi. Pas përfundimit të mbledhjes, Ymeri bëri të ditur se dorëheqje të tjera nuk ka në parti, por nuk dha detaje të tjera.

Gazeta Express, nga burimet e saj brenda mbledhjes së Kryesisë së VV’së, ka marrë vesh se kryetari i Prishtinës, Ahmeti, e ka tradhtuar Molliqajn në këtë takim.

Në mbledhje, sipas këtyre burimeve, Molliqaj, ish-sekretar i përgjithshëm i partisë, ka pranuar se ka qenë, ashtu siç është raportuar ditëve të fundit, kundër kandidimit të Kurtit për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit në vend.

Molliqaj ka pranuar po ashtu se ka qenë edhe kundër kthimit të Kurtit në postin e kryetarit të partisë, bëjnë të ditur këto burime të Gazetës Express.

Ndonëse Molliqaj dhe Ahmeti janë në të njëjtin grupim brenda VV’së, kundër grupimit të Albin Kurtit dhe përkrahësve të tij, i pari i Kryeqytetit ka ndryshuar qëndrim në mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Burimet e Gazetës Express kanë treguar se Ahmeti ka thënë në mbledhjen e mbajtur sot se nuk është kundër idesë së kthimit të Kurtit në udhëheqje të partisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!