Shpërthejnë rrjetet sociale pas kartonit të Ronaldos, a po komandohet UEFA nga Reali? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Shpërthejnë rrjetet sociale pas kartonit të Ronaldos, a po komandohet UEFA nga Reali?

18:20 | 20 Shtator 2018

Cristiano Ronaldo ishte lojtari i shumëpritur i mbrëmjes së djeshme në Champions League, pasi luante për herë të parë në këtë kompeticion me klubin e tij të ri, Juventusin.

Por, ai është ndëshkuar në mënyrë të çuditshme me karton të kuq, në një aksion që maksimumi, sipas specialistëve, mund të ndëshkohej vetëm me karton të verdhë.

Ronaldo shpërtheu në lot, ndërkohë që pas këtij rasti, shtohen dyshimet se UEFA është e “kapur” nga Real Madrid dhe Barcelona.

Një ditë para kësaj ndeshje, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, deklaronte se klubi nga Torino ka në plan të bëhet numri një në botë.

Por duket se nuk i kanë bërë mirë llogaritë me UEFA-n, e cila brenda një kohe të shkuërtër, ka ndëshkuar lojtarin më të mirë në botë, në mënyrë të pashpjegueshme.

Fillimisht Cristiano Ronaldo, edhe pse shënoi 15 gola në Champions League, si askush tjetër më parë, nuk u përzgjodh lojtari më i mirë.

Në vend të tij u zgjodh mesfushori i Real Madrid, Luka Modriç, që nuk është se kishte bërë ndonjë sezon mbreslënës në Champions dhe kampionatin spanjoll (Botërori nuk kishte lidhje me çmimin).

Më pas erdhi ndëshkimi i çuditshëm i mbrëmjes së djeshme.

Shumë analistë shprehen se këto që po i ndodhin Ronaldos, janë një “ndëshkim” pse vendosi të largohet nga Reali.

Për këtë argument u pyet edhe trajneri i Juventusit, Allegri, por ai preferoi t’i shmangej.

Allegri thjesht kërkoi që në Champions të vendoset VAR, kërkesë që në mënyrë të pashpjegueshme UEFA nuk e pranon, edhe pse rezultatet e teknologjisë në Botëror ishin mbreslënëse.

Thuhet se pas refuzimit të UEFA-s qendrojnë pikërisht dy klubet e Spanjës, Real Madrid e Barcelona, që vitet e fundit janë favorizuar nga “gabime” skandaloze të gjyqtarëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!