Shpërthen PSG, ky trajner do ta udhëheqë gjigantin francez – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shpërthen PSG, ky trajner do ta udhëheqë gjigantin francez

11:06 | 07 Dhjetor 2017

Paris Saint-Germain thuhet se po mendon të zëvendësojë Unai Emery me ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.

Sipas L’Equipe, humbja 3-1 e PSG ndaj Bayern Munichut e zemëroi presidentin Nasser Al-Khelaifi, deri në masën që ai nuk beson më se Emery është njeriu i duhur për të udhëhequr klubin francez .

Për pasojë, gjigandët e Ligue 1 tashmë kanë hartuar një listë të emrave për të pasuar ish-shefin e Seviljes, mes tyre Max Allegri, Antonio Conte, Diego Simeone dhe Jose Mourinho.

Megjithatë, gazeta sugjeron se Enrique është gjithashtu një kandidat, pasi ai është lirshëm në dispozicion pas largimit nga Barça gjatë verës./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!