Shpërthen Xhavit Haliti në Kuvend: S’ka bir nane që… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Shpërthen Xhavit Haliti në Kuvend: S’ka bir nane që…

11:33 | 14 Qershor 2018

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka vazhduar përplasja e kryesuesit të seancës, Xhavit Halitin me deputetët e opozitës, Albulena Haxhiun e Avdullah Hotin.

Xhavit Haliti, i cili po kryeson seancën, është nervozuar me deputeten e VV’së, Albulena Haxhiun, e cila kërkonte që të hidhej në votim rezoluta e tyre për interpelancën e kryeministrit Haradinaj për krimin e organizuar e korrupsionin.

“S’du me ja dhanë fjalën. Çka ki ti që po bërtet. A po boni hajgare me mu a çka. Nëse e keni harmonize rezolutën, e qesim në votim. Nuk mundesh me marr fjalën dy herë për të njëjtën çështje. Nëse e keni harmonizu mund të votoni, nëse nuk e keni harmonizu, votoni kundër. Po jau nali fjalën se po e keqpërdorni. S’ka bir nane që e drejton seancën me 120 deputetë, e që ia ngon qefin secilit. Unë e kam rregulloren, hiç s’ju marr parasysh juve 120 vetëve. As Albulenën, as kërkon. Mund të bërtisni sa të doni, të shani, qysh edhe keni sha. Nëse mendoni që duhet me kriju anarki për me zhvillu debat sipas dëshirave, atëherë nuk ka nevojë për drejtues të Kuvendit. Veç dalim me rend në foltore. Po du me shkel rregulloren, se Avdullah Hoti e Albulena Haxhiu po kërkojnë me shkel”, ka thënë Xhavit Haliti, teksa iu drejtohej fillimisht Albulena Haxhiut, e më pas Avdullah Hotit të LDK’së, raporton Periskopi.

Atij i reagoi Hoti i LDK’së.

“Kryesues, du a s’du me ta dhanë fjalën nuk ka në seancë këtu”, tha Hoti.

E Haliti iu kundërpërgjigj ashpër.

“Rregulloren e interpretoj unë, jo ti Avdullah”, tha Haliti.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, i kërkoi Halitit që ta lërë ta flas.

E Haliti i nervozuar e nisi seancën e re të Kuvendit, duke i paralajmëruar deputetët se asnjërit prej tyre nuk do t’ia jap asnjë minutë më shumë për deklarime jashtë rendit të ditës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!