Shpërthen zyrtari i LDK-së, ju thotë “Fak-you” deputetëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Shpërthen zyrtari i LDK-së, ju thotë “Fak-you” deputetëve

17:21 | 18 Tetor 2018

Faton Peci, anëtar i LDK-së që ishte edhe kandidat për deputet i kësaj partie ka laëshuar një deklaratë befasuese për deputetët që e votuan sot Projektligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Ai ka komentuar votimin e projektligjit që i hap rrugë ushtrisë së Kosovës, duke thënë edhe një herë se, sipas tij, ajo duhet të quhet FARK dhe jo FAK, me ç’rast ai pati edhe një porosi për ata që janë kundër përfshirjes së termit Republikë.
“Kosova po bëhet me ushtri. Shume mire!Çdo emertim i institucioneve, në mes tjerash e ka edhe emertimin i/e Republikës së Kosovës.

Në këtë rast pse të kemi FAK e jo FARK?Pse mos të përfshihet edhe emërtimi Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës?Kush ështe kundër përfshirjes se termit Republikë dhe është për opcionin FAK, unë i them FAK-you”, ka shkruar Peci në Facebook.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!