Shpërthim i fuqishëm në Bologna të Italisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Shpërthim i fuqishëm në Bologna të Italisë

18:51 | 06 Gusht 2018

Të paktën një person është mbetur i vdekur dhe 70 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një shpërthimi të madh pranë aeroportit të Bolognas në Itali.

Sipas raportit të policisë, të lënduarit janë me djegie të rënda kur një cisternë benzine ka shpërthyer pas një aksidenti trafiku, transmeton Lajmi.net

Pamjet dramatike të ndara në mediat sociale tregojnë një zjarr të madh në qiell dhe tymi që ngrihet mbi aeroportin në veri të vendit.

Sipas dëshmitarëve ka ndodhur një perplasje që përfshiu edhe një cisternë me benzinë, ku automjeti më pas shpërtheu. Policia tha se kanë mbyllur autostratën.

Zjarrëfikësit italianë kanë dalur në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet përgjegjëse emergjente dhe po lokalizojnë rastin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!