Shqipëria goditet nga tërmeti, këto janë dëmet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Shqipëria goditet nga tërmeti, këto janë dëmet

09:44 | 05 Janar 2019

Një tërmet ka goditur në orët e para të mëngjesit Shqipërinë.

Tërmeti që goditi jugun e vendit mbrëmjen e sotme ka shkaktuar edhe dëme materiale në disa shtëpi.

Nga raportimet e para mësohet se 4 banesa në fshatin Kuc të Vlorës janë dëmtuar lehtë, ndërsa një tjetër banesë është dëmtuar rëndë.

Epiqendra e tërmetit ishte në Himarë, por lëkundjet i ndihen edhe në Vlorë, Gjirokastër e Sarandë.

Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!