Shqipëria rrezikon të humbasë Panucci, mediat italiane e bëjnë me ekip të ri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Shqipëria rrezikon të humbasë Panucci, mediat italiane e bëjnë me ekip të ri

14:16 | 14 Shkurt 2018

“La Nuova Ferrara”, e cila është mediat e qytetit të Ferrarës ku gjendet edhe ekipi i SPAL, ka publikuar sot një lajm me kryefjalë teknikun e Kombëtares Shqiptare, Cristian Panucc.

Mediumi italian e shikon strategun e Kombëtares kuqezi si një mundësi për të drejtuar stolin e SPAL-it, që është nisur vrullshëm drejt Serisë B.

“Dje, ka dalë në skenë edhe emri i Christian Panuccit, ish-mbrojtës i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Romës, ish-zëvendës i Capelos te Rusia, trajner i Livornos dhe Ternanës dhe aktualisht trajneri i Kombëtares shqiptare, nga e cila mund të shkëputet për të marrë drejtimin e një pankine në Itali”, shkruan “La Nuova Ferrara”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!