Shtëpia e pleqve pa ngrohje, kjo është gjendja e banorëve aty – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Shtëpia e pleqve pa ngrohje, kjo është gjendja e banorëve aty

20:24 | 11 Janar 2019

“Shtëpia e pleqve” edhe këtë vit po përballet me problemin e të ftohtit.

Atyre, gjatë ditës, u ndalet ngrohja, pavarësisht se jashtë temperaturat prekin minusin.

Ata ankohen se ky problem është i kamotshëm për ta dhe se çdo vit detyrohen të përballen me të.

Shtëpia e pleqve nuk është e lidhur me ngrohtoren e Termokosit, e si zgjidhje është gjetur ngrohja me pelet.

Hall tjetër për këta banorë është edhe mungesa e barnave, të cilat jo rrallë herë i blejnë me të hollat e tyre.

Për të mbytur kohën, shumica bëjnë punëdore, ngase nuk kanë vizita të shpeshta as nga familjarët.

E, zyrtarë nga kjo qendër nuk kanë dashur të flasin për çështjen e ndërprerjes së ngrohjes gjatë ditës, raporton KTV.

Prapa kamerave kanë pranuar se kushtet nuk janë shumë të kënaqshme.

Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë thënë se nuk ka pasur ankesa me ngrohjen në “Shtëpinë e Pleqve”, por ngrohja ndalet kohë pas kohe kur brenda bëhet shumë nxehtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!