Shtëpia kaplohet nga zjarri, nëna e gjuan fëmijën e saj nga dritarja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Shtëpia kaplohet nga zjarri, nëna e gjuan fëmijën e saj nga dritarja

11:00 | 08 Qershor 2018

Një nënë nuk ka pritur dhe e ka gjuajtur fëmijën e saj nga dritarja në duart e një fqinji të saj, për shkak se zjarrfikësit po vonoheshin.

Një video ka bërë xhiron e botës, një grua ka marrë një vendim të vështirë pasi që e ka parë vetën të rrethuar nga zjarri në shtëpinë e saj në Karolinën Jugore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi që zjarrfikësit ishin vonuar, gruas nuk i kishte mbetur asgjë tjetër pos që të gjuaj fëmijën nga kati i dytë.

Pasi ajo e ka lëshuar fëmijën e saj, gruaja bëri të njëjtën gjë që të e shpëtonte jetën e saj. Sipas zjarrfikësve zjarri kishte filluar në një shtëpi afër apartamentit të gruas. Në bazë të informatave zjarri kishte filluar pasi një familje kishte harruar furrën ndezur.

Të gjithë përdoruesit e youtube e kanë parë këtë veprim si heroik të gruas pasi që në banesë nuk kishte kurrfarë dalje tjetër. Gruaja dhe fëmija i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!