Shtypi i lirë, ëndërr e gazetarëve… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Shtypi i lirë, ëndërr e gazetarëve…

Shkruar nga: Fatlum Berisha

22:54 | 01 Mars 2017

1-

Ky nen qëndron vetëm në aspektin teorik sepse në aspektin praktik ka vite që ky nen nuk zbatohet apo njihet fare. Kështu të paktën thonë raportet e fundit nga organizata që merren me këto lloj matje.
Politika dhe bizneset ekonomike janë ato dy fushat kryesore që kanë zabtuar cdo sektorë, e këtij zabtimi nuk i kanë shpëtuar as mediat. Përfshirja e tyre (politikes dhe ekonomisë) në media është një tregues i qartë për censurimin që ato i bëjnë gazetarëve e redaktorëve që punojnë nëpër mediume që financohen nga to.
Këto dy fusha (politika dhe ekonomia) në krye me njerëzit që merren me to, natyrisht, mund t`i fusin ‘hundët’ nepër mediume, vetëm duke qenë sponzor, të kenë një tretman të veçantë në bllokun e marketingut, sigurisht reklama është një formë pa të cilen nuk mund të mbijetojnë mediumet, por kjo formë reklamimi duhet të qëndrojë larg ushtrimit e ndikimit tek gazetaret që partitë politke e kompanitë biznesore për t`i qeruar hesapet e veta përdorin gazetaret si instrumente për t`i arritur qëllimet e veta.
Mediat kanë të drejtën e pamohueshme të raportojnë lirshëm, çdo raportim i cili bëhet duhet bërë në interes të publikut dhe jo në interes të grupimeve të ndryshme partiake apo biznesore, sepse kjo i thyen rregullat e gazetarisë së mirëfilltë, ku çdo gjë shkruhet për audiencen.

2-

Mediat në Kosovë janë të katandisura në një gjendje që në çdo indeks të bërë nga organizata të ndryshme, rradhiten në 5-shen e fundit, të vendeve më lirinë e shtypit më të cenuar. Ku mbeti ajo afishe me emrin paanshmeria që figuron nepër secilin medium, është vetëm sa për sy e faqe, apo çfarë tjetër. Shumë media termin paanshmeri e kanë transformuar në një anshmeri totale.
Mos është kjo një tendencë apo tashmë është fakt se gazetaria po shkon kah një prirje tjetër, po e humbet kuptimin e saj, që në vend se të jetë korrekte e paanshme, t`i sherbejë kastës politike dhe asaj ekonomike, të jetë për ata të cilet kanë kompetenca në institutcionet shtetrore, për ata të cilet kanë të ardhura të majshme, që në aspektin material ekonomik që ka Kosova i bie të kenë të ardhura faraonike. Nëse gazetaria nuk është sot ‘zëri kundër keqpërdorimeve’, profesioni ku qytetaret mund të adresohen për të gjitha problemet e tyre, kush do të jetë tjetër nesër. Në mungesë të shtypit të lirë, ata që humbasin janë vetëm qytetarët kurse ata që fitojnë janë ata që iu konvenon lira e kufizuar e shtypit e që janë politikanet e figura biznesore që deshirojnë të mbizotërojë vetëm propaganda e tyre.

3-

Mediat në shoqeritë demokratike, ashtu siç pretendon të jetë edhe Kosova, janë pushteti i katërt, janë ato të cilat kanë një fuqi dhe ndikim jashtëzakonisht të madh, por ky pushtet duket i humbur në mesin e tre pushtetëve të tjerë: legjislativ, ekzekutiv dhe gjygjësor.
Duket i humbur nga ata që ushtojnë kontroll edhe mbi ligjin, nga ata të cilet vetë pushteti i katërt i ka ngritur këtu ku janë sot dhe nga këtu ku ende po iu shërben atyre.

4-

Liria e Shtypit nuk është fituar asnjëherë dhe gjatë gjithë historisë së saj ka pasur forma brutale të financimit e ndikimit të politikanëve dhe biznesmenëve tek mediumet, çka kanë ndikuar direkt në përmbajtjen e atyre mediumeve, pra lira e shtypit do të jetë në luftë te përhershme, luftë e cila nuk pritet të fitohet asnjëherë ashtu siç ka ndodhur deri me sot. Me një fjalë Liria e Shtypit do të jetë vetëm një ëndërr e gazetarëve dhe asgjë me shumë se kaq.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!