Si janë raportet mes Haradinajt dhe Veselit, e tregon vet kryeministri

14:53 | 19 Shkurt 2019

Është përfolur shumë kohëve të fundit për raporte të acaruara mes Haradinajt dhe Veselit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentojë fjalimin e të parit të Kuvendit, Kadri Veseli në seancën solemne për nderë të 11-vjetorit të Pavarësisë.

Veseli pati thënë se heqja e taksës është e panegociueshme, derisa tërthorazi ka thumbuar shefin e qeverisë, Haradinajn.

“Kryetari ka dhënë një fjalim që unë nuk mundem me e komentu, zakonisht i ka disa porosi edhe pse po më pyetni, edhe në organizim i kemi disa ngarkesa. Zgjedhjet mund të vijnë çdo ditë se Kosova bënë përjashtim pasi është shoqëri demokratike. S’ka nevojë me u bë nervoz e as me e rritë nervozen me marrë vendime politike me u bo 61 deputetë, edhe s’ka nevoje me kalu në trauma tjera. Unë jam i gatshëm me punu, por nëse parlamenti vendos, kuptohet që unë e kuptojë. Është një proces i ditun dhe nuk ka të bëjë me gatishmëri”.

Sipas tij, mosbesimi në qeveri mund të realizohet me tu siguruar 61 vota të deputetëve.

Haradinaj ka tënë se nuk ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pasi që Kosova po kalon para disa proceseve tejet të rëndësishme.

“Unë nuk kam kërkuar me u mbajtë zgjedhjet, por edhe nëse kërkohet është e drejtë legjitime. Unë nuk kam kërkuar zgjedhje të reja, kurdo që e shoh të arsyeshme foli, njëherë nuk kam iniciativë”, ka shtuar tutje ai.

Nga ana e tij, shefi i qeverisë ka thënë se mbështet edhe idenë e zv.kryeministrit Behgjet Pacolli, për një tryezë të përbashkët mes liderëve vendore dhe atyre të huaj.

“Më pëlqen ideja e zv.kryeministrit Pacolli për me u taku. Taimet janë të mirëseardhura, edhe ashtu jemi taku në vazhdimësi. Njohja duhet të jetë si një kërkim falje për atë që i ka ndodhë Kosovës. Por, jam i gatshëm të ulem në çdo tavolinë me të gjithë akterët me bisedu për cilëndo çështje.

Komento: