Si mund ta largojmë aromën e pa dëshiruar të trupit ? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Si mund ta largojmë aromën e pa dëshiruar të trupit ?

Shkruar nga: Ajshe Leka

11:42 | 31 Maj 2018

Shprehja “era e trupit” i referohet aromës që liron trupi i njeriut, e cila te disa persona mund të jetë aromë e pakëndshme (erë e keqe). Aroma e keqe, shpeshherë e vë në siklet personin e caktuar, në rastet kur ai gjendet në një rreth shoqëror. Për më tepër, e bën atë nervoz, gjë që rezulton me më shumë djersitje dhe përkeqësim të erës së trupit.

Era e keqe mund të vijë nga lëkura, goja, organet gjenitale, nënsqetullat ose pjesë të tjera
specifike të trupit. Faktikisht, trupi nuk ka erë të veten, por era vjen nga djersa që prodhohet
thjesht nga kripëra dhe uji. Megjithatë, mikrobet që banojnë në lëkurën tonë, krijojnë një
aromë karakteristike kur përzihen me djersën. Era e trupit shkaktohet për shkak të
keqfunksionimeve të ndryshme fiziologjike. Një diagnozë e duhur, e ndjekur nga masa adekuate
përmirësuese, mund të ndihmojë një person që të heq qafe këtë problem.

Aroma e trupit mund të shkaktohet prej disa arsyeve: dëmtimit të dhëmbëve, gingivit,
çrregullimeve të mushkërive (era ndjehet nga goja), infeksioneve të traktit urinar, sëmundjeve
seksualisht të transmetueshme, rritjeve kanceroze në trup, diabetit dhe gabimeve të caktuara
të metabolizmit.

Gjithashtu, edhe disa nga ushqimet që konsumojmë, prodhojnë erën e keqe të trupit. Konsumi i
tepërt i pijeve alkoolike, duhanit, qepëve, hudhrave, dieta yndyrore, droga ose toksina, mund të
kontribuojnë gjithashtu në një erë të keqe të trupit.

Simptomat përfshijnë një erë të keqe nga trupi, ose ndonjë pjesë e trupit, veçanërisht në pjesën
e ijëve dhe sqetullave. Erë e trupit bëhet më e theksuar në pubertet, kur aktivizohen gjëndrat
djerse.

Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Ilinoisit, është e nevojshme të konsultoheni me
mjekun për të gjetur shkakun themelor, sapo të kemi ndjerë aromën e keqe të trupit. Përveç
këtyre kushteve të veçanta, aroma e rregullt e trupit, mund të mbahet nën kontroll nga një
numër i gjërave të zakonshme që kemi në shtëpi, siç janë: glicerina, rrepka, alkooli, uthulla e
bardhë, uthulla e mollës, patatja, vaji rozmarinë, rrepa, gruri, ekstrakti i gjethes neem, lëngu i
domates, lëngu i limonit, sapuni antibakterial dhe deodorantët antiperspirant, sikurse duhet të
pihet shumë ujë, të mbahet higjiena e duhur, rrobat e pastra dhe të tjera.

Glicerinë dhe rrepkë: Bëni një lëng nga rrepka dhe përziejeni atë me një gjysmë luge të vogël
glicerinë. Kjo përbërje duhet të përdoret në nënsqetulla, këmbë dhe qafë, për të parandaluar
erën e keqe të trupit.

Alkool dhe uthullë e bardhë: Një zierje e alkoolit dhe uthullës së bardhë mund të aplikohet
mbi zonat që djersitën më shumë.

Uthullë e mollës: Është antiseptik natyror dhe mund të ndihmojë në vrasjen e baktereve dhe
infeksioneve në sipërfaqen e lëkurës. Spërkateni me uthull molle zonën ku kundërmon dhe
pastaj pastrojeni duke e tharë vendin. Kjo metodë largon dukshëm aromën e pakëndshme.

Rrepë: Lëngu i rrepave ka veti antibakteriale dhe mund të aplikohet mbi zonat që djersiten
rëndë.

Grurë: Është e këshillueshme që të konsumoni grurin kur përpiqeni të trajtoni problemet e erës
së trupit. Rekomandohet që të merrni grurin në mëngjes herët në stomak bosh.

Patate: Janë të njohura për efektet e tyre të ftohjes. Feta e saj mund të aplikohet në
nënsqetull, meqë ndihmon në kontrollin e djersës në atë pjesë të trupit.

Vaj rozmarinë: Shtoni disa pika të vajit rozmarinë në vëllim të vogël të ujit dhe aplikoni në
pjesët e trupit për të shmangur erën e keqe.

Gjethe neem: Duhet zier në ujë dhe ekstrakti i përfituar hidhet në një kovë me ujë, e cila
përdoret për të bëre një banjë. Ky është një aktivitet i mrekullueshëm antimikrobik që mund të
parandalojë jo vetëm erën e keqe, por gjithashtu do të mbrojë lëkurën tuaj nga infeksionet e ndryshme kërpudhore.

Lëng domate: Është vërtetuar se duke shtuar dy gota lëng domateje në vaskë, trupi juaj do të
ndjehet më i freskët dhe i liruar nga aroma e keqe për një kohë të gjatë.

Lëng limoni: Është një nga gjërat më të mirë që keni në shtëpi. Nëse e aplikoni në pjesë të
ndryshme të trupit gjatë verës, lëngu i limonit do ta pengojë krijimin e erës së keqe.

Sapun antibakterial dhe deodorantë antiperspirant: Për larje, sapunët me përmbajtje të
ekstraktit të limonit, ekstrakt neem dhe kamomil duhet të përdoren në baza të rregullta. Personat që janë më të ekspozuar, mund të përdorin deodorantët antiperspirantë, edhe pse ata shkaktojnë kruajtje te disa njerëz.

Ndryshoni dietën tuaj: Disa lloje të ushqimeve dhe erëzave mund të shkaktojnë aromën e keqe
të trupit pasi t`i keni ngrënë. Këtu përfshihet qepa, hudhra, pijet me kafeinë.

Pini shumë ujë: Uji është një tretës që mund të shpërndajë të gjitha barnat, toksinat dhe
produktet e ndryshme metabolike.

Higjiena e duhur dhe veshja e pastër: Të bërit rregullisht banjë, heq lëkurën e vdekur dhe
mikrobet nga trupi, kështu që duhet të sigurohemi që rutina e përditshme të ndiqet
rreptësishtë, sidomos nga ata persona që kanë ankesa për erë trupore. Jo vetëm kushtet higjienike, por edhe rrobat, ndonjëherë kontribuojnë në erën e keqe te një person. Kështu, rrobat e pastra, që janë bërë nga pëlhura të bukura dhe janë të rehatshme për t’u veshur, duhet të përdoren nga njerëzit që kanë probleme me aromën e trupit të tyre.

Lëkura e trupit: Sipas Mayoclinic, pas bërjes së dushit, nuk duhet të visheni assesi, para se të
largoni tërësisht lagështirën nga trupi, duke përdorur një peshqir. Zakonisht, vendet që mbeten
të lagura përbëjnë zona të shkëlqyera për zhvillim dhe banim të mikrobeve. Kjo gjithashtu çon
në parandalimin e erërave të këqija, veçanërisht nga nënsqetullat, këmbët dhe zonat gjenitale.

Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!