Si të përgatisni një nutellamisu – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Si të përgatisni një nutellamisu

10:36 | 23 Qershor 2017

Përbërësit:

Një pako keksa tiramisu
Një pako maskarpone (1.75 gr)
250 ml hopla
500 ml qumësht
4 lugë gjelle nutella
Një vanilje sheqer
Një lugë kafe

Hapat:
Fillimisht, qumështin dhe nutellën i bëni bashkë në një enë dhe i vloni. Pastaj keksat tiramisu i zbutni në qumështin e vluar me nutellë dhe i shtrini në tepsi.

Hoplën e përzieni me mikser, pastaj i shtoni maskarponen dhe sheqerin vanillë derisa të krijohet një masë homogjene.

Kremin e shtrini në keksat e tiramisus, renditni keksat e tiramisus sërish mbi krem. Qumështit të mbetur i shtohet edhe një lugë nutellë dhe vlohet sërish. Pastaj e shtrini mbi keksa dhe mbi to i vendosni kremin e mbetur dhe lugën e kafesë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!