Sigurimi i Kartonit të Gjelbërt, ja çfarë po e pengon Kosovën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Sigurimi i Kartonit të Gjelbërt, ja çfarë po e pengon Kosovën

20:34 | 16 Maj 2018

Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe numri i madh i automjeteve të paregjistruara që arrin deri në 60 mijë po e pengojnë vendin tonë që të sigurojë Kartonin e Gjelbër, raporton KTV.

Kështu u tha në takimin konsultativ të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të cilat u mblodhën për të gjetur një zgjidhje që Kosova të marrë këtë karton.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se është themeluar grupi punues që do të merret me çështjen që ka të bëjë me automjetet e pasiguruara.

E drejtori në Byronë Kosovare të Sigurimit, Blerim Pushkolli, ka thënë se çështja e veturave ka qenë problem gjithmonë. Mirëpo, sipas tyre, ekziston edhe një zgjidhje alternative që Kosova të ketë marrëveshje me një shtet tjetër për ta mbuluar me Karton të Gjelbër, derisa t’i zgjidhë problemet e brendshme.

Ndërsa zv.ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, tha se çështja e automjeteve ka qenë problem që nga fillimi. Mirëpo, sipas tij, ky problem mund të zgjidhet brenda 2 vjetësh.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!